
I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun në Izrael
31 korrik 2025
| 16:34
Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe i dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, janë takuar këtë të enjte.
Witkoff zbarkoi në Izrael herët këtë mëngjes.
Ndryshe, presidenti izraelit Isaac Herzog thotë se vizita e sotme në Izrael nga i dërguari i ShBA-së, Steve Witkoff, është një pjesë “jetike dhe kritike” e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, shkruan BBC.
Më parë këtë javë, presidenti amerikan u tha gazetarëve se kishte “disa alternativa” në lidhje me planet e mundshme për lirimin e pengjeve. Ai tha se preferonte negociatat, por sugjeroi se një mënyrë tjetër ishte të ishte “shumë e pamëshirshme”.