I doli në mbrojtje Gjykatës Kushtetuese, Ambasada e Britanisë sulmohet me komente nga përkrahësit e pushtetit

08 gusht 2025 | 08:19

Ambasada e Britanisë së Madhe ka bërë një reagim ku ka kërkuar që të respektohet Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen.” – thuhet në reagim.

Mirëpo, ky reagim ka marrë edhe komente negative nga si duket përkrahës të partisë në pushtet.

Ata kanë ofenduar rëndë ambsadaën britanike.

“Kjo nuk është diplomaci. Është tradhti – e paturpshme, e qëllimshme dhe e turpshme. Ju keni treguar saktësisht se çfarë lloj përfaqësuesi jeni. Dhe Kosova do ta kujtojë.” – thuhet në një koment me fotografi të partisë Guxo.

Këto janë komentet e tjera:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Albanians for America (AFA) dhe një numër organizatash të…