I DRIDHË MALI, POLLI INJORANCA!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Të ndarët e “përbashkuar”: Pas zgjedhjeve lokale dhe në prag të atyre nacionale, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kryetari i PDK-së për të mundësuar mbajtjen e Konventës ku do të zyrtarizohej Bedri Hamza në dy pozita; kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për KM pas zgjedhjeve të radhës. Memli nuk e humbi Drenasin por kryeneçësia e liderëve lokalë kurse Mitrovicën e Jugut e vodhi në mënyrë kriminale Kurthi, duke keqpërdorur burimet qeveritare dhe institucionale. Dhe, për këtë krim dhe hajni elektorale u dënua me 2500 euro për “thyerje të heshtjes zgjedhore.., jo si KM në detyrë por si deputet. Në Mitrovicë ishte hajni klasike e votave në me krye Kurthin që asgjë nuk i lë rastit. Po çka do të duhej të bënte PDK-ja kundër kësaj hajnie? Pasi Kurthi keqpërdori xhipat dhe policinë e Kosovës, është dashur të mos lejohet t’iu ofrohet QNV-ve, në mbrojtje të votës ndërkaq pelegrinazhi i tij keqbërës nëpër lokale për vjedhje të votave është dashur të pengohet me mjete demokratike si sulmi me vezë, domate, ujë etj. ndonëse LV-ja më parë edhe sulmin me gaz lotsjellës dhe me zolla i pati konsideruar si mjete paqësore. Nuk e di çfarë mendojnë për përdorimin e bombës atomike, si pordhët e Dejona Mihalit dhe Hysamedin Ferrajt?
Që moti PDK-ja është përcaktuar për Bedri Hamzën kandidat për KM. Këtë e kanë ditur edhe Memli sikur edhe Enveri. Memli e ka kuptuar këtë prandaj, në dorëheqjen e tij e ka fuqizuar pozicionin politik të Bedriut pasi vet nuk ka pasur për synim kandidimin për KM. Enver Hoxhaj ka kërkuar shtyrjen e Konventës për një javë, asgjë nuk do të fitonte edhe po të shtyhej edhe për dy muaj. Duhet të kuptohet se kjo Konventë do të zgjidhte kryetar secilin person që do të propozohej për KM-në. Kësaj radhe Konventa ishte për Bedri Hamzën, në fund të fundit demokracia nuk ka lindë në PDK, aty është shndërruar në pjesë të akronimit. Në anën tjetër nëse e krahasoni me lëvizjen anarkiste – totalitare LV, PDK është Akademi e Demokracisë. Pikërisht LV-ja me cyberzagarët paralajmëroi se Konventa e PDK-së do të jetë fushëbetejë e gladiatorëve të kësaj partie për pushtet, deri në shfarosje. Sipas tyre lufta do të zhvillohej midis Samiut dhe Ramizit në planin ushtarak kurse krahu politik do të udhëhiqej nga profesori i nderuar Enver Hoxhaj! Të pafytyrë dhe të poshtër janë, pa asnjë dyshim. Deri dje Ramizin e konsideronin leshko kurse “profesorin e nderuar”, Enver Hoxhaj e kryqëzonin më zi se vet Krishtin! Për PDK-në mund dhe duhet të flasin të gjithë që janë pjesë e kësaj partie dhe askush nuk e ka ekskluzivitetin dhe pronësinë qoftë ai të quhet Sami apo Ramiz. Për zgjedhje të shpejta që do të mbahen, nuk keni kohë të gatuani më shumë ushqime (oferta) politike për votuesit prandaj, si fast food politik PDK nuk ka ofertë më të mirë se Bedri Hamzën. Në planin afatgjatë do të ishin të mirë Përparim Gruda dhe Agim Aliu. Por, aktualisht PDK-ja nuk është në gjendje të bëjë reforma përmbajtësore, së paku deri në kohën e vendimit të Gjykatës Speciale Raciste. Pastaj do të bëhet domosdoshmëri! Deri atëherë PDK-ja duhet ta ruaj kondicionin politik, këtë trup votues që e ka. PDK-ja do të bënte vetëvrasje politike nëse në çfarëdo forme i “lidhë bishtat” me LV-në, qoftë edhe duke drekuar me mbesën e Ahmet Haxhisë! PDK-ja duhet të lidhet me opozitën (nëse bëjnë numra të qëndrueshëm), në të kundërtën mbetja në opozitë është domosdoshmëri për ruajtje dhe forcim të shëndetit politik. Urimi i Kurthit për Bedri Hamzën është “puthje e Judës bërë Krishtit para kryqëzimit”, nuk të uron Kurthi për së mbari. Është sikur dhurata e grekëve bërë trojanëve pata se rrafshonin Trojën.
Sherifja e re, me huqje të vjetra: Kur Vojsa Osmani, me kontributin bujar të Listës Serbe u zgjodh presidente e Kosovës tha se: “tash në qytetin tuaj e keni një sherife të re….” që nënkupton se këtu e tutje hypin në fuqi “rregullat e saj”, që, së bashku me “Rregullat e Gottit – Kurthit” janë mbi çdo ligj dhe mbi vet Kushtetutën. Ashtu edhe ndodhi! Sot Kosova është no land (tokë e askujt dhe plaçkë e çdokujt që është në pushtet). Kurthi personalisht, bashkë me marionetën Sfeqla dhe Haxhiu na bombardojnë me rrezikun e sulmit nga Serbia. Kjo Vojsa, presidente në theqafje doli me një rrenë ordinere se këtë vit janë shkatërruat mbi 900 banda e që këtë numër nuk e kanë pasur bashkë as bandat e Al Kapones në Amerikë, Pablo Eskobarit në Kolumbi, El Chapos në Meksikë apo trehëtarët me kokainë me shumicë në Guajakil të Ekuadorit. Pasi i bëri një dëm të madh vendit përmes një domestosi të informimit, pa ndonjë fuqi vepruese, e demantoi rrenën e vet duke thënë se bëhet fjalë për 900 raste e jo 900 banda. Çfarë mashtruese! Çfarë mund të prisni tjetër nga një person që në kohën kur në një vend “super të kriminalizuar” siç nga ajo, Kurthi dhe Lal Culla u bë luftë e madhe kundër “bandave”, ajo, 80 për qind të kohës ishte jashtë vendit! Përrallën për banda i ka përshtatur interesave të Kurthit dhe që çdo e keqe që i ka ndodhur Kosovës mbanë firmën e Kurthit dhe Osmanit. Xhelal Sfeqla është më origjinal dhe më konkret në tregimin e përrallave; organizon vizita publicistike dhe turistike në villën e Radoiçiqit bashkë me sekseren Frida Guma, i mundëson një pevaçiqe gjirimin e një spoti po në këtë villë për ta emituar në Radio Televizionin e Kurthit (RTK) në kohën e lajmeve kryesore ku drejtues janë Perëndim Gërvalla dhe Blerim mercenari. Pastaj Sfeqla, kohë pas kohe po i zë do armatime, do detonatorë për aksione terroriste, raki shlivovicë, djathë të thive dhe pekmezë të pulave sikur edhe të brendshme të personalizuara me L.S., Lista Serbe. Hajgarexhi i madh është Xhelali.
Vojsa Osmani është pjesë aktive dhe kontribuese e të gjitha bllokadave që i ka bërë Kurthi. E fundit është kjo e Konjufcës. Vetëm për ta siguruar edhe një mandat! As që i intereson Kosova dhe qytetarët e saj, mësa Kurthit. Janë si binjakët sijamezë, dy prapanica për dy karrige, e KM dhe e Presidentit. Vështirë të ndodhë kjo.
Në zgjedhjet e ardhshme nacionale nëse opozita do të jetë e përkushtuar, do të fitojnë afërsisht 55 për qind të votave.



