
I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli shtrihet në spital
12 tetor 2025
| 15:16
I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë dhe i caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, aktualisht është shtrirë në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana ka thënë për “Reporterin” se Sheholli aktualisht po trajtohet në Repartin e Internës në këtë spital.
“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025), ka ardhur me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar. Aktualisht është i shtrirë dhe po trajtohet në Repartin e Internës”, ka thënë Cana.