I gjenden 14 armë, arrestohet 26-vjeçari në Viti

13 shtator 2024 | 20:55

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar në Viti me inicialet B.B, pasi që pas bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur 14 armë e dhjetëra fishekë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e Policisë thuhet se atij i janë gjetur shtatë revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T, gjashtë revole të tipit Zoraki të tipit 918-T dhe një armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, thuhet në raport.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë online në panelin e…