I infektuari me koronavirus në Prishtinë doli nga një spital privat

15 maj 2020 | 22:47

Nga dhjetë rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast është në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se edhe ky rast i sotëm është në lidhje me spitalin privat të para disa ditëve. “Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve. E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, shkruan Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blinera Nura shpall të pavlefshme dëftesën e klasës së dhjetë…