I infektuari me koronavirus nga Podujeva: Është veç një grip i lehtë

27 mars 2020 | 09:36

62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës, i cili është i infektuar me koronavirus, në një prononcim për “Sinjali” ka thënë se virusi COVID 19 nuk është i rrezikshëm siç është thënë deri më tani. Llapjani i infektuar ka theksuar se koroanvirusi është i ngjashëm me një grip të lehtë. Ai ka rekomanduar që të largohet frika nga virusi COVID 19.

“Ne jemi mirë. Nuk është qysh po flitet. Nuk është i rrezikshëm. Me këdo që kam biseduar i kam treguar se është një lloj gripi shumë i lehtë. Friken duhet me largu numër një”, ka thënë ai.

I infektuari me koronavirus ka thënë se stafi mjekësor është duke u përkujdesur mirë për të infektuarit. “Sa i përket stafit, fort mirë po na pret, fort mirë po sillet. Çdo njeri ma shumë e ka tutën se zahmetin. Kurrfarë problemi nuk kemi. Në përgjithësi jemi mirë”, ka thënë ai.

Babai i të infektuar ka vdekur ditë më parë në moshën 82-vjeçare nga koronavirusi, duke u bërë viktima e parë e virusit COVID 19 në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ës, kanë tani numrin më të lartë të rasteve të…