I infektuari nga Skenderaj është rast kontakti nga Fushë Kosova

15 qershor 2020 | 23:40

Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me Covid-19 në Komunën e Skenderajt.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë-Kosova.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”, ka shkruar Jashari në “Facebook”, duke iu bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë respektimin e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka…