I jashtëzakonshmi Cristiano Ronaldo, shënon eurogol në stilin gërshërë për Al Nassr (video)
24 nëntor 2025
| 11:20
Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër supergol në fitoren e Al Nassr ndaj Al Khaleej.
Ish ylli i Real Madridit realizoi një tjetër gol në stilin gërshërë, këtë herë pas një harkimi të Boushal.
Me një goditje të fuqishme, Ronaldo e la të shtangur portierin mysafir, duke lënë të befasuar të gjithë tifozët.
Për më shumë shikoni golin:
Për Ronaldon, ky ishte goli i 10-të në Superligën e Arabisë këtë edicion, ku vetëm Joao Felix ka një më shumë se ai.



