I jepet lamtumira atdhetarit, ish-luftëtarit të UÇK-së Azem Makolli (foto)

28 janar 2023 | 15:42

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-luftëtarë të UÇK-së i dhanë lamtumirën e fundit atdhetarit Azem Makolli, në varrezat e qytetit në Prishtinë, i cili ndërroi jetë dje.

Azem Makolli sikurse edhe të parët e fisit të tij, ishin të brumosur me ide atdhetare e liridashëse dhe kurrë nuk kishte reshtur së kundërshtuari të huajin në trojet tona, shkruan “Epoka e re”.

Idealin e tij çlirimtar e përforcoi edhe më shumë gjatë jetës së tij nëpër burgjet e rënda jugosllave, ku kishte pasur rastin të njohë shumë patriotë e intelektualë të burgosur, si heroi Shaban Shala, Hazir
Shala, Kadri Halimi, Adem Demaçi etj.

No description available.

Pas daljes nga burgu ai ka vazhduar komunikimin dhe veprimtarinë çlirimtare si me pjesëtarët e familjes ashtu edhe me shokët që i kishte njohur nëpër burgje, kurse në vitin 1998 ndonëse në moshë të shtyrë Azem Makolli, rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Historia e tij sa ishte e dhimbshme, ishte edhe lavdishme. Ai ishte një figurë që u këndua edhe nga rapsodia shqiptare për heroizmin e treguar në rininë e tij të hershme në rajonin e Gollakut.

Veprimtari Ramadan Avdiu me një fjalë rasti para të pranishmëve, ka theksuar se sot po ndahen fizikisht nga më i vjetri pjesëtar i oxhakut të familjes Makolli, Azemit, jeta e të cilit ishte sinonim i shqiptarit të okupuar nga pushtuesit serb.

No description available.

“Të nderuar familjarë, miq, bashkëvuajtës, bashkëvepritarë e bashkëluftëtarë të Azem Makollit. Edhe ndarja është pjesë e jetës. Por është pjesa më e dhimbshme e saj. Sot po ndahemi fizikisht nga më i vjetri pjesëtar i oxhakut të familjes Makolli, Azemit, jeta e të cilit ishte sinonim i shqiptarit të okupuar nga pushtuesit serb. Ai e kaloi gjithë jetën e tij i ndikuar thellë nga trauma që e kishte përjetuar si fëmijë pesëvjeçar në shtëpinë e tij në Herticë, kur serbët të nxitur nga pushteti okupues, të prirë nga një kriminel në mënyrë barbare ia vrasin gjyshin Brahimin. Ndonëse fëmijë Azemi asnjëherë nuk qëndroi i qetë, derisa arriti të hakmerret dhe të vrasë kriminelin që kishte vrarë gjyshin e tij dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë”, ka thënë Avdiu, duke shtuar se Azemi sot po iu bashkohet gjyshit të tij Barahimit, vëllait Shasivarit, dhe të parëve të tij, me të cilët tashmë prehet në paqe.

No description available.

“Rrethanat nëpër të cilat ka kaluar jetën përplot me krajata, persekutime, ndjekeje e rreziqe kanë bërë që ai të krijojë një përvojë të begatshme jetësore, të cilën në vazhdimësi është përpjekur ta bartë edhe tek të rinjtë duke i porositur ata që t’i ruajnë frytet e sakrificave dhe të luftës, që ta duan punën, të mirën, dijen, ta duan familjen dhe atdheun. Azemi iu bashkua gjyshit të tij Barahimit, vëllait Shasivarit, dhe të parëve të tij, me të cilët tashmë prehet në paqe. Në emër të shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve dua të potencoj se e ndajmë dhembjen me familjen Makolli dhe u shprehim ngushëllimet tona më të thella”, ka thënë Ramadan Avdiu.

No description available.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria mori vendim që për punëtorët e sektorit publik të…