
I jepet lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit (video /foto)
04 qershor 2022
| 18:53
Në fshatin Saradran të Istogut, me nderime ushtarake, sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit.
Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit morën pjesë mijëra qytetarë, ndër ta familjarë, miq, shokë e dashamirë, veteranë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe bashkëveprimtarë.
Nazmi Grabovci është gjetur i vdekur në veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës më 2 qershor.
Sipas pohimeve zyrtare, ka elemente të vetëvrasjes.