I jepet lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit (video /foto)

04 qershor 2022 | 18:53

Në fshatin Saradran të Istogut, me nderime ushtarake, sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit morën pjesë mijëra qytetarë, ndër ta familjarë, miq, shokë e dashamirë, veteranë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe bashkëveprimtarë.

Nazmi Grabovci është gjetur i vdekur në veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës më 2 qershor.

Sipas pohimeve zyrtare, ka elemente të vetëvrasjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë…