I jepet lamtumira e fundit komandant ‘Mixhës’ (foto)

13 tetor 2021 | 16:48

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për fshatin Ruhot të komunës së Pejës, Qerim Berishës i njohur si “Mixha” i është dhënë të mërkurën lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit komandant “Mixhës” ishin mbledhur një numër i madh i bashkëvendësve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.

Kontributi i Qerim Berishës në rrugëtimin për liri të Kosovës ishte i jashtëzakonshëm, pasi ai e shndërroi shtëpinë e tij në bazë ushtarake ku u strehuan shumë bashkëluftëtarë nga vendet e ndryshme të Kosovës. Krahas “Mixhës” në rrugëtimin për liri ishin renditur edhe djemtë e tij, kushërinjtë dhe bashkëvendës të  shumtë.

Qerim Berisha ishte ndër të parët që kapi pushkën në Lugun e Drinit, gjithashtu dha një kontribut të madh në formimin e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, derisa ai ishte plagosur, por asnjëherë armiku nuk arriti ta thyente.

Ish-komandanti i Rrafshit të Dukagjinit, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të UÇK-së, Qerim Berishës.

Haradinaj ka thënë se Qerimi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që në fillet e para dhe nuk iu nda deri në çlirimin e Kosovës.

“Me Qerim Berishën u bashkuam që në fillet e Luftës Çlirimtare. Ai nuk e lëshoi pushkën deri në ditën e fitores dhe lirisë. Sot, ai u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë. Ndajmë dhembjen me familjen Berisha, miqtë e bashkëluftëtarët. Mixha, u prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

/Veton ZYMBERI/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja kosovare bëri një postim në mbrëmje të ditës së…