I jepet lamtumira e fundit nënës së Kadri Veselit (foto)

07 janar 2022 | 16:09

Në Broboniq të Mitrovicës i është dhënë lamtumira e fundit nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Ajshe Veseli.

Ajo ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, shkruan “Epoka e re”.

Në varrimin e të ndjerës përveç familjarëve kanë marrë pjesë numër i madh i qytetarëve, përfaqësues të PDK-së, përfaqësues të OVLUÇK-së, kryetarë komunash dhe deputetë.

Kadri Veseli nuk ka mundur të jetë i pranishëm në varrimin e nënës tij, pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në korrik të vitit 2021 ka vdekur edhe babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka ngushëlluar ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli,…