I kapitulluari në Kumanovë, s’mund të kthehet më aty ku ka kapitulluar

07 janar 2023 | 20:35

Shkruan: Hisen Berisha

Nuk besoj në një përgjigje inkurajuese për Serbinë, nga NATO-ja, sa i përket kthimit të forcave “jugosllave” në Kosovë, sepse në logjikën ligjore, doktrinore dhe konceptit mbi të cilin funksionon NATO, është e pa mundur.

Misioni i KFOR-it nuk e ka këtë mandat!

Me Rezolutën 1244, Kosova ka hy në proces politik dhe nga procesi politik ka dalur pavarësia, të cilën e ka vulosur GJND-ja.

Nëse hipotetikisht është kështu siç po spekulohet nga mediet serbe, tani i kemi instuticionet e sigurisë Forcën, Policinë, e tjera kapacitete, me u perball me ketë situatë, edhe në qoftë se kjo do të thotë luftë.

Por, nuk e besoj që mund të ndodhë diçka e tillë.

Kërkesa e Serbisë për kthimin e personelit ushtarak në Kosovë, është jo vetëm e pa bazë por edhe absurde në kontekst të frymës së marrëveshjeve ndërkombëtare.

Po ashtu, nuk besoj që qeveria e Serbisë të jet aq e pa mençur. Kështu që, besoj se kjo bëhet për konsum të brendshëm politik.

Kjo kërkesë nuk ka bazë legale, as bazuar në Rezolutën 1244, sepse ato pika ku flitet për kthim të personelit “jugasllav” tashmë janë tejkaluar nga procesi zhvillimor politik e institucional.

Po ashtu, Rezoluta 1244, e ka futur Kosovën në një proces politik, e nga ai proces politik, kanë ardhur proceset si, “standartet para statusit”, Raporti i Kai Aide, bisedimet e Vienës, Raporti i Ahtisarit, që kanë rezultuar me pavarësinë e Kosovës.

Procesi politik, në të cilin e ka futur Kosovën, Rezoluta 1244, ka bërë që Kosova të jet shtet i pavarur dhe sovran, e si i tillë më nuk mund të ketë prapaveprim në ato referenca të Rezolutës 1244.

Nëse hipotetikisht, ka ndodhur diçka e tillë, instuticionet duhet të mobilizohen dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme nga Presidentja, por një përgjigje e tillë, nuk mund të ndodhë.

Dy ushtri armiqësore në një territor, nuk mund të qëndrojnë.

I kapitulluari në Kumanovë, nuk mund të kthehet më aty ku ka kapitulluar.

Çfarë logjike do të kishte kthimi i Hitlerit në territoret prej ku është larguar me kapitullim.

Me shumë shqetësim duhet të na krijoj pushtimi ekonomik e tregtar nga Serbia, me një bilanc tregrar që i kalon 500 milion euro vjetore.

Kjo lëvizje trupash do të mund të ndodhte nëse dy vendet janë anëtar të NATOs, e janë aleat.  Për shembull,  Ushtria Kosovës, në Nish, Sanxhak e Presheve, e Ushtria sebe në Perzeren apo Prishtinë, në misione trajnimi të përbashkët, si anëtar të NATO-s.

Por, kjo situatë është e largët dhe për momentin e pa arritshme, sepse Serbia nuk e ka synim NATO-n…!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krejt çfarë mbeti nga dita e djeshme janë shiritat e…