I mbijeton udhëtimit 11 orë i fshehur në rrotën e avionit

24 janar 2022 | 15:23

Policia holandeze gjeti një person i cili ishte fshehur në pjesën e rrotave të avionit që kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut dhe kishte zbritur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Udhëtimi nga Johannesburgu në Amsterdam kishte zgjatur 11 orë dhe avioni kishte bërë vetëm një ndalesë në Nairobi, Kenya.

Është shumë e pazakontë që një person të mbijetojë në një fluturim kaq të gjatë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha.

Mosha dhe kombësia e burrit nuk janë përcaktuar ende, thotë policia.

“Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së parme të avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Hollandeze, Joanna Helmonds për agjencinë e lajmeve AFP.

“Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”, tha ajo.

Sipas transmetuesit holandez NOS, temperatura e trupit të burrit u ngrit dhe në kohën kur mbërriti një ambulancë, ai ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve themelore.

Ajo çfarë nuk dihet është nëse personi kishte hipur në aeroplan në Afrikën e Jugut apo Kenia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se…