I mbytur 20 vjet më parë, gjendet me Google Earth (FOTO)

12 shtator 2019 | 18:25

Policia ka mundur të gjejë kufomën e një personi të zhdukur mbi 20 vjet më parë në Florida përmes disa pamjeve të kapura nga Google Earth.

Mbetjet e gjetura i përkasin William Moldt, 40 vjeç i cili ishte zhdukur pa asnjë gjurmë në vitin 1997. Por mënyra se si policia ra në gjurmët e tij është fare e pazakontë.

Menaxheri i një agjencie që merret me pronat e patundshme vuri re diçka të dyshimtë në disa pamje të marra nga Google earth, ku dukej një makinë e mbytur në një liqen të vogël në Wellington, pranë Palm Beach. Ai lajmëroi menjëherë policinë që bëri të mundur nxjerrjen e makinës bashkë me trupin e pajetë./Marrë nga Daily Mail./Gazeta-shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar se…