I mituri e pranon se e ka ndezur zjarrin në Majac të Podujevës
13 korrik 2025
| 10:36
Një i mitur e ka pranuar se e ka ndezur zjarrin në Majac të Podujevës.
Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“ZJARRVËNIE- Majac, Podujevë / 04.07.2025 – 14:00. Më 12.07.2025 është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar m/k i mitur, pasi që gjatë intervistimit e kishte pranuar që e kishte ndezur zjarrin. Me vendim të prokurorit për të mitur rasti iniciohet si më lartë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”