I mituri që mori veturën e babait në Shqipëri, gjendet në Mitrovicë
07 janar 2026
| 08:21
Një 14-vjeçar nga Hasi i Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim pas largimit nga banesa me makinën e të atit, është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.
Sipas raportimeve të policisë shqiptare, dje 14-vjeçari kishte marrë pa leje automjetin e babait dhe kishte lëvizur drejt territorit të Kosovës.
Ai ishte parë për herë të fundit në dalje të qytetit të Pejës, ku ishte ndalur për të furnizuar veturën me derivate.
Më parë u raportua se i mituri ishte parë në rrugën e Kovaqve, duke vërtetuar saktësinë e informacioneve të para.



