I mllefosur, deputeti Kraki del me video nga vetura: “Mediat janë kriminale dhe në shërbim të bandave”

17 korrik 2025 | 20:37

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki i ka quajtur kriminale dhe në shërbim të bandave mediat në Kosovë, pasi raportuan fjalët e tij, se Kosova para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet paskësh qenë “shtet bandit”.

Me një video nga vetura,  Kraki foli “zi e terr” për mediat. Madje sipas tijm mediat punojnë ditë e natë kundër interesit të përgjithshëm dhe interesit të Kosovës.

“Kosova ka qenë shtet bandit, e thash pak më herët. Dhe kjo ishte bë skandal te mediat e bandave, pikërisht. Kosova është qeverisë nga bandat politike që kanë prodhu dhe mundësu me pas media kriminale që i kanë shërby bandave dhe që edhe sot punojnë ditë e natë kundër interesit të përgjithshëm dhe interesit të Kosovës shtet. Kosova ka qenë shtet bandit kur ata kanë qenë në pozita dhe të fuqishëm”, tha Kraki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi rreth 12 vendime pas…