I moshuari që duket si 20 vjeç ju tregon sekretin e suksesit (Foto)

21 prill 2019 | 14:33

Hu Hai është 68 vjeç, por tregon 20 vjeç. Është zgjedhur si “Gjyshi më modern” dhe është bërë i famshëm në të gjithë Kinën për mënyrën se si ka arritur të qëndronte i ri pavarësisht moshës.

Duke e parë atë, ju mendoni se po flisni me një djalë të ri, por Hu Hai ka lindur në vitin 1950. Babai i tij kishte vdekur kur ishte shumë i ri dhe ai është rritur me motrat e tij në Shangai.

Që kur ishte fëmijë ai ka praktikuar shumë sporte dhe pasioni i tij për aktivitetin fizik ishte sekreti i pamjes së mrekullueshme.

Në Kinë ai është bërë i famshëm pasi ka marrë pjesë në një shfaqje talentesh të dedikuar për të moshuarit.

Askush, midis publikut dhe jurisë, nuk besonte se Hu Hai ishte vërtet 68 vjeç. Duke e parë atë, ai me të vërtetë duket si një djalë 20 vjeç dhe shumë njerëz pyesin se si ka arritur të qëndronte kaq i ri.

“Të gjithë do të jenë të vjetër një ditë, nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur atë. Unë mendoj se mosha ime mendore gjithmonë do të jetë 20 vjeç”, ka shpjeguar ai gjatë një interviste.

“Pavarësisht nga ajo që kanë thënë të tjerët, unë jam 20 vjeç. Unë mund të bëj atë që bëjnë 20-vjeçarët. Rinia është një lloj qëndrimi dhe nëse ke pasion dhe kuriozitet, mund të jetosh një jetë tjetër”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, 68-vjeçari gjithashtu praktikon sporte të ndryshme, duke përfshirë yoga, dhe është një tifoz i meditimit.

Së fundi, çdo ditë ai qëndron kokëposhtë për disa minuta. Sipas Hu Hai është mjeti i përsosur për të eliminuar rrudhat dhe për të parandaluar humbjen e flokëve.

Së fundmi, ai kujdesen shumë për dietën dhe përdor në veçanti pilulat e kolagjenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rënduar bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tri…