I ndahet titulli “Datin Laila Utama” nga sulltani i Bruneit, presidentja Osmani: Nderim për popullin e Kosovës

07 maj 2025 | 09:51

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt! 🇽🇰🇧🇳”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, tha se partia e…