I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

30 dhjetor 2025 | 14:42

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës së Malishevës.

Në këtë ceremoni solemne u nda mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta për organizatorin e ndërtimit të kësaj shtëpie, Hasan Selim Zogaj, njëkohësisht edhe bashkëluftëtar i dëshmorit Avni Buçaj, për kontributin dhe përkushtimin e treguar.

Ndërtimi i shtëpisë u mundësua falë solidaritetit të bashkëfshatarëve, bashkëluftëtarëve të dëshmorit, si dhe kontributit të disa firmave vendore, duke dëshmuar edhe një herë respektin dhe nderimin për familjet e dëshmorëve të kombit.

Avni Mursel Buçaj, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka lindur më 15 gusht 1980 në Lladroc, Komuna e Malishevës, ndërsa ka rënë dëshmor më 31 maj 1999, si ushtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka përcaktuar prioritetet e tij për afatin kalimtar…