I NDERUAR QË ISHA NË SHTËPINË E NËNËS SË UÇK-SË, STANË PJETËR GASHI

02 nëntor 2025 | 21:29

I nderuar nga ftesa dhe shumë i lumtur të isha në familjen e Nënës së UÇK-së, Nënës Stanë Gashi!

I ftuar në darkë, një mbrëmje e paharruar për mua!

Ishte kjo darka e 1 Nëntorit 2025, në të cilën unë përfundimisht u njoha nga afër me të gjithë djemt e Nënës, të cilët gjatë luftës së UÇK-së ishin të larguar nga shtëpia për shkaqe strategjike dhe të vendosur në Zagreb të Kroacisë!

U njoha edhe me Agimin e Augustinin!

Tani përpos bashkëluftetarëve të UÇK-së Filipit, Fatmirit e Viktorit, unë njihem edhe me te gjithë djemt tjerë të Baces Nue e Nënë Stanës!

Të ardhur nga Zagrebi vetem për një natë, ata bashkë me Nënë Stanën, me nderuan duke më ftuar në darkën, e cila ishte nga më të mirat, pas asaj nga koha e luftës së UÇK-së!

Faleminderit Nënë Stana!

Faleminderit djem e vajza, nipa e mbesa të Nënë Stanës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i BDI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka…