I ngarkuari me punë në Ambasadën e ShBA-së takon Kurtin, kërkon hapa të menjëhershëm për shtensionim të situatës

23 shtator 2021 | 15:25

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Giacobbe ka thënë se në këtë takim ka diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështje të tjera.

“Hapat e menjëhershëm janë të nevojshëm për të shtensionim të situatës. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genta Ismajli është duke u përfolur vazhdimisht për një shtatzëni…