I nxehti “përvëlon” Japoninë, dhjetëra viktima

23 korrik 2018 | 12:54

Të paktën 44 persona kanë vdekur në Japoni nga 9 korriku si shkak i temperaturave të larta.

Të shtunën që lamë pas kanë vdekur edhe 11 persona të tjerë.

Temperaturat sot në Tokio kanë shënuar 38 gradë celsius, ndërkaq në disa zona tjera deri në 41.1 gradë celsius.

Autoritetet në Tokio kanë parashikuar temperatura ekstreme të larta për pjesën më të madhe të vendit.

Zyrtarët në këtë shtet kanë këshilluar qytetarët të marrin masat e duhura, përfshirë konsumin e shumë lëngjeve, qëndrimin larg rrezeve të diellit dhe përdorimin e kondicionerëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend…