
I përgatitur për kryetar të Prishtinës’, Uran Ismaili premton ekip dhe program të fuqishëm për kryeqytetin
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Uran Ismaili, ka thënë se është përgatitur për përballjen e fortë në garën për të parin e kryeqytetit.
“Unë jam përgatitur për përballjen e kryeqytetit dhe vijë si një kandidat që kam një ekip shumë të mirë dhe një listë jashtëzakonisht të mirë ku 70 përqind e tyre garojnë për herë të parë në Prishtinë dhe nuk garojnë për karrierë politike por për kryeqytetin e tyre”, u shpreh Ismaili.
Ismaili në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se ka një ekip të mirë për këtë garë teksa shtoi se edhe vetë është i përgatitur për pozitën e kryetarit si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik.
“Unë e kam edhe shkollën e kryer për administrate publike e kam edhe aspektin teorik edhe praktik dhe garoj për një qytet që i kam bërë të gjitha në të. Jam i lidhur me qytetin dhe garoj për qytetin tim”, u shpreh Ismaili.
“Ne kemi një program të drejtuar kah zgjidhjet e qytetit dhe ka projekte të menjëhershme për zgjidhjen e problemeve të qytetit dhe qytetarëve. Natyrisht edhe unë si kandidat vijë me një përvojë që kam pasur në institucione publike kam udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë që është ministri komplekse dhe ka një gjysmë paanshmërie dhe ka qenë një punë që është bë në të mirë të qytetarëve ku ështe parë përmirësimi”, tha Ismaili.