I përgjonte nga lart, protestuesit hedhin poshtë dronin në mënyrën e pabesueshme (Video

15 nëntor 2019 | 19:24

Po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale pamjet nga protestat në Kili, ku protestuesit që survejohen nga një dron i policisë hakmerren duke “çmendur” pajisjen teknologjie falë një sistemi të paparë deri metani.

Me dhjetëra persona, ndoshta të koordinuar më parë, filluan të drejtojnë disa pajisje të vogla lazer drejt dronit. Fillimisht rryma e ardhur nga protestuesit nuk prodhoi asgjë. Por pas disa sekondash që lazeri ndiqte dronin, ku i fundit filloi të humbte trajektoren dhe më pas fillon të kryej një spirale që përfundon në…asfalt, me ulërimat e kënaqura të një pjese të madhe të personave në shesh.

 

 

Po si ka mundësi që një pajisje e tillë, të turbullohet nga disa pajisje që kanë edhe fëmijët?  Ekspertët duke parë videon janë të ndarë. Disa thonë se ndoshta lazeri ka prishur kamerën e dronit, duke i penguar pilotit që e komandon në distancë të shohë se ku gjendet pajisja. /a2

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…