I përmendën Gjestin, do habiteni me reagimin e Xheneta Fetahut: Nuk do të…

13 gusht 2025 | 12:31

Xheneta Fetahu ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”

Pak muaj më parë Loredana Brati festoi ditëlindjen dhe “Pushime On Top” ishte aty për të marrë disa intervista. Dy moderatorët e emisionit, Eni Shehu dhe Lei Kraja kanë intervistuar të pranishmit, të cilët janë mjaft të njohur për publikun shqiptar.

Eni ka ‘ngacmuar’ me pyetjet Xheneta Fetahun, e cila fillimisht u përgjigj, por kur iu përmend Gjesti ajo refuzoi që të jepte një koment.

Teksa Shehu e pyeti se çfarë do bënte nëse merr dhuratë një parfum që i kujton ish-partnerin, Xheneta në fillim tha se do e mbante. Por në momentin që iu përmend emri i fituesit të “Big Brother VIP 4”, ajo tha shkurt:

“Nuk do të përgjigjem”.

Pjesë nga intervista:

Nëse merr një parfum që të kujton ish-in tënd?

E kisha mbajtur. Patjetër nëse kam patur momente të mira me të, do e kisha mbajtur.

Për shembull e hap dhe shikon një parfum që ka patur Gjesti?

Nuk do të përgjigjem.

Do e hidhje? Ça do bëje?

Nuk do të përgjigjem.

Pse?

Jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto pamje të trishta vijnë nga fshati Nartë i Gramshit,…