I plagosuri në Skenderaj është 44 vjeçar

09 mars 2026 | 22:29

Një 44 vjeçar është plagosur sonte në Skenderaj.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore për Klankosova detaje ka dhënë zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

Fazliu deklaroi se gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Sadri Ramabaja, duke diskutuar për dekretin e Presidentes Vjosa…