I pranishëm në ceremoninë e varrimit, Rezart Veleshnja: Mbi tre mijë njerëz për ty o vëllai im Shpat
30 nëntor 2025
| 19:37
Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u varros në Tetovë, qyteti ku lindi dhe u rrit.
Veleshnja e kishte mik të ngushtë artistin, dhe emocioni ishte i dukshëm gjatë homazheve.
Në rrjetet sociale, aktori shpërndau një mesazh prekës për mikun e tij.
“Mbi tre mijë njerëz për ty o vëllai im Shpat. Kaq zemër të mirë kishe”, ka shkruar ai në Instagram.
Veleshnja shtoi më tej: “Lamtumirë Shpat”.




