
I pushtuar nga emocionet, Foda shpërthen në lot pas fitores ndaj Suedisë (video)
14 tetor 2025
| 11:33
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është parë tejet i emocionuar në fundin e ndeshjes ndaj Suedisë, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultatin 0:1.
Trajneri gjerman, e ka pasur të vështirë që t’i mbajë lotët.
Foda përjetoi emocione të papërshkrueshme, të cilat u reflektuan pas fishkëllimes së fundit të gjyqtarit, e të cilat shihen në pamjet e siguruara nga gazetari Arlind Sadiku.
Kosova me fitoren kundër Suedisë ka forcuar pozitat për sigurimin e playoffit të Kupës së Botës. “Dardanët” renditen në vendin e dytë në grupin B me 7 pikë, 4 më shumë se Sllovenia në vendin e tretë dhe 6 pikë më shumë se Suedia që mbyll klasifikimin.