I riu nga Peja vdes në aksident derisa po kthehej në Kosovë nga Austria

16 janar 2022 | 16:46

Liridon Mustafa, një i ri nga Peja, ka vdekur në një aksident, përderisa po kthehej nga Grazi i Austrisë, për në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur daja i të ndjerit, Kastriot Ajvazi.

“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit”.

“Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar ngasësi i një autobusi turistik, i cili iku…