
I riu pejan, Dren Muqaj, garon me numrin 27 për Asamblenë Komunale në Pejë
Dren Muqaj, vetëm 20 vjeç, ka vendosur të kandidojë për Asamblenë Komunale në Pejë. Ai garon në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, ku mban numrin 27.
Prezantimin e kandidatit Muqaj e ka bërë kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Nallbanit:
Listën për Asamble Komunale e vazhdojmë me numrin 2️⃣7️⃣ me Dren Muqaj
Dreni është vetëm 20-vjeçar, student në vitin e fundit të Fakultetit të Biznesit, drejtimi Banka dhe Financa, në Universitetin “Haxhi Zeka”. Për dy vite ka përfaqësuar mbi 100 studentë dhe aktualisht është kryetar i Rinisë së PDK-së në Jabllanicë e Madhe, duke u angazhuar në projekte për të rinjtë dhe komunitetin.
Mesazhi i tij:
“Me përvojë në udhëheqje, menaxhim dhe organizim, synoj të jem zëri i rinisë në Asamblenë Komunale, për një Pejë më transparente, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të rinjtë”
#DrenMuqaj27
#PDK