I rrahu zemra në uniformën e UÇK-së, Driton Kuka publikon videon prekëse të ish-ushtarit të UÇK-së

06 dhjetor 2020 | 14:43

Ishte 20 vjeç kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe nuk kishte menduar fare për fatin e tij personal.

Atij i kishte rrahur zemra në uniformën e UÇK-së dhe nuk kishte menduar dy herë për ta veshur atë. Për të, ajo uniformë kishte kuptimin e lirisë.

Ky është rrëfimi i Përparim Currit, ish ushtarit të UÇK-së, të realizuar nga platforma “Liria ka emër”.

Videon me këtë rrëfim emocional e ka publikuar trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka.

“LIRIA KA EMËR: Përparim Currit i kishte rrahur zemra në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e kishte veshur si 20-vjeçar. Për të, ajo uniformë kishte kuptimin e lirisë. Nuk e kishte menduar fare fatin e vet, por vetëm çlirimin e vendit që gjeneratat e reja ta gëzonin lirinë. Janë të rënda përjetimet e tij kur humbi 6 bashkëluftëtarë, ashtu siç janë të prekëse momentet kur u kthye në shtëpi nga lufta dhe takoi babanë e nënën – të cilët, në fillim, nuk e kishin njohur. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Diton Kuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa Përparim Curri, ka thënë se nuk mund ta përshkruajë ndjenjën që kishte përjetuar kur i ishte bashkuar UÇK-së për çlirimin e vendit.

Linku i videos: https://www.facebook.com/1170681102/videos/10221505662208863/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Pensional i Kursimeve ka njoftuar se për tërheqjen e…