I rrëzohet kërkesa Haxhi Shalës për modifikim të dënimit

12 dhjetor 2025 | 11:26

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, ka vendosur më 11 dhjetor 2025 se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.

Kështu është thënë në një njoftim të Dhomave të Specializuara, ku është specifikuar se për të marrë këtë vendim, kryetarja është konsultuar me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, raporton Klankosova.tv.

“Kryetarja vuri në dukje konkretisht se z. Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të z. Shala pas dy muajsh”, ka njoftuar DhSK-ja.

Procedurat lidhur me uljen, modifikimin apo ndryshimin e dënimeve, siç parashihet me Ligj, janë procedura individuale.

Kur një person i dënuar i ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai i plotëson kriteret për shqyrtimin e uljes, modifikimit apo ndryshimit të dënimit, por nuk ka të drejtë që dënimi t’i ulet, modifikohet apo ndryshohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka mbyllur një nga vitet…