I shpallet luftë kibernetike Rusisë, hakerët sulmojnë faqen e Dumës, Kremlinit dhe ‘RT’-së

25 shkurt 2022 | 16:13

Grupi i hakerëve “Anonymous” ka thënë se zyrtarisht është në luftë kundër qeverisë ruse, raporton “The Guardian”.

Deklarata përmes një postimi në llogarinë në “Twitter” ka ardhur  kur disa uebfaqe qeveritare ruse si ajo e Kremlinit dhe e Dumës si dhe uebfaqja e “RT”-së, medium i përkrahur nga shteti rus, janë goditur nga sulmet kibernetike.

Përmes një postimi tjetër në “Twitter”, grupi i hakerëve, cak i të cilit në të kaluarën kanë qenë edhe CIA dhe ISIS-i, ka shtuar se edhe entitetet e sektorit privat do të preken.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) do të pranojë të gjithë njerëzit që…