I shqetësuar për veshjet provokuese në publik, babai i Bianca-s fton Kanye-n në shtëpinë e tij (FOTO)

22 mars 2024 | 13:00

Babai i Bianca Censorit ka kërkuar që ajo dhe Kanye West të fluturojnë për në Australi. Sipas burimeve, ai dëshiron të kalojë kohë me reperin, për të adresuar shqetësimet për veshjet e së bijës pasi nëna e saj shprehu frikën për sjelljen e çuditshme të Kanye-t gjatë udhëtimit të saj në Los Angeles.

“Daily Mail” shkruan se arkitektja ‘ngurron’ të përballet me zemërimin e babait për veshjet e saj pothuajse të zhveshura dhe marrëdhënien e diskutueshme me reperin.

Gjithashtu thuhet se babai i Bianca-s, Leo, ka dashur edhe me herët që të përballej me kohë me dhëndrin e tij.

“Kanye është ftuar të shkojë në Australi dhe Bianca heziton ta lejojë që kjo të ndodhë sepse ajo e di se si do të reagojë babai i saj”, tha një burim ekskluzivisht për “Daily Mail.com”.

Kërkesa vjen pasi nëna e Bianca-s, Alexandra, fluturoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllimin për të ‘shpëtuar’ vajzën e saj, por me sa duket nuk arriti të shkonte te çifti.

“Babai i Bianca-s nuk ishte domosdoshmërisht i kënaqur me vizitën e gruas së tij për të parë vajzën e tyre, sepse ai ndjen se ajo i mundësoi Bianca-s të vazhdonte të bënte atë që po bën,” vazhdoi burimi i brendshëm.

“Po, Bianca vishej në mënyrë provokuese edhe ndërsa nëna e saj ishte atje, por nuk ishte asgjë në krahasim me disa nga veshjet që ajo ka veshur para vizitës së saj”.

Që kur nëna e saj u largua, Bianca ka bërë bujë me zgjedhjet e saj të modës që vezullojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se…