I vazhdohet paraburgimi Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë

12 janar 2026 | 15:49

Ramadan Morinës i është vazhduar paraburgimi nën akuzuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-99, në kohën e luftës në fshatin Burim të Malishevës, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ku dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime e keqtrajtime fizike.

Kërkesën e Prokurorisë për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Morinës Themelorja e ka aprovuar më 31 dhjetor.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit R.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 30.12.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo.

Morina, është deklaruar i pafajshëm, lidhur me akuzat për krime lufte. Sipas Prokurorisë Speciale, Morina ngarkohet se gjatë periudhës 1998-99, në kohën e luftës në fshatin Burim të Malishevës, na bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime e keqtrajtime fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar ankesën e…