I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
16 janar 2026
| 19:41
Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar.
“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, lutet të njoftojë Policinë e Kosovës përmes njërës nga mënyrat në vijim: Stacioni më i afërt policor, Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192”, ka apeluar Policia.



