I zhdukur që nga 1986, shkrirja e akullnajës zbulon mbetje njerëzore të alpinistit në Zvicër

28 korrik 2023 | 21:38

Mbetjet njerëzore të trupit të një alpinisti gjerman të zhdukur që nga viti 1986, janë gjetur pas shkrirjes së një akullnaje afër Matterhornit të famshëm të Zvicrës.

Trupi u zbulua në fillim të këtij muaji nga alpinistët që kaluan aty pranë.

Ata vunë re një çizme me lidhëse të kuqe dhe pajisje për ngjitje, si dhe mbetjet njerëzore.

Analiza e ADN-së tregoi se trupi ishte i një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Policia nuk e përmendi emrin e alpinistit, por bëri të ditur se ai ishte 38 vjeç kur u zhduk.

Pothuajse çdo verë, akulli i shkrirë zbulon diçka, ose dikë, të humbur për dekada. Vitin e kaluar rrënojat e një avioni që u rrëzua në 1968 dolën nga akullnaja Aletsch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas vendimit të sotëm të…