Ia huq Abdixhiku, harron se PDK e para kandidoi tri gra për kryetare komunash më 2017

21 gusht 2021 | 10:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë mbrëmë pas takimit me strujturat e partisë që drejton se për herë të parë në historinë politike në vend, LDK ka tri gra kandidate për kryetare komunash.

Por duket se kreu i LDK më 2017 nuk ka qenë në rrjedha politike, pasi që Partia Demokratike e Kosovës e drehtuar nga Kadri Veseli kishte garuar me 3 kandidate gra në zgjedhjet lokale 2017.

Valdete Idrizi ka qenë kandidate për kryetare të Mitrovicës, Sabiha Shala për kryetare të Pejës dhe Gonxhe Qaushi për kryetare të Mitrovicës së veriut.

Ndërsa për zgjedhjet lokale 2021, PDK sërish prin me numrin e kandidateve gra për ti udhëhequr komunat e Kosovës.

Në këto zgjedhje PDK ka katër kandidate për kryetare komunash, në Gjilan, Podujevë, Gjakovë dhe Deçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrja e vaksinës anti-Covid është lejuar me vendim të Qeverisë…