Ia mësyu Dubait me pesë valixhe përplot me para, e ndalën në aeroport

08 tetor 2020 | 09:02

Një grua e cila kishte tentuar të udhëtojë me aeroplan nga aeroporti i Londrës, “Heathrow”, me pesë valixhe përplot me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove, akuzohet për larje parash, shkruan “Reuters”.

Tara Hanlon, 30 vjeçe nga Leeds në veri të Anglisë, kishte tentuar të futet në aeroplanin që udhëtonte për në Dubai, por ajo u ndal nga policia në çastin e fundit.

Zyrtarët policorë kontrolluan valixhet e saj, brenda të cilave gjetën një shumë të majme të parave, më e madhja që ndonjëherë është konfiskuara nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti. Ajo është paraqitur të hënën në bankën e të akuzuarve, kurse në paraburgim do të mbetet deri më 5 nëntor. Me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare, e cila, megjithatë, është liruar pas intervistimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,…