Ia ngacmoi vajzën, babai e raporton në polici të dyshuarin
09 nëntor 2025
| 09:45
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur një vajzë.
Ngacmimi është raportuar nga babai i vajzës, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.



