Iberhysaj nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Çeki

17 janar 2022 | 16:56

Ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj ia ka dorëzuar letrat kredenciale kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme atje, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e përfaqësueses diplomatike të Kosovës në Pragë.

Me këtë rast, ambasadorja Iberhysaj në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar  se ndihet e bekuar dhe e nderuar me detyrën e re.

“Sot ia paraqita Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke letrat e kabinetit, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si Shefe i Misionit të Republikës së Kosovës në Republikën Çeke. Jam e bekuar dhe thellësisht e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës në Çeki”,  ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…