IBF-ja ultimatum Joshuas dhe Pulevit

13 janar 2020 | 17:12

Boksierët Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev kanë afat deri më 31 janar për të negociuar për duelin e mundshëm mes tyre, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë.

Negociata që kanë të bëjnë me datën dhe përqindjen e fitimit. Pulev është i mandatuar nga IBF për të dueluar për titullin kampion në këtë kategori. Problem për Joshuan është se edhe ukrainasi Oleksandr Usyk është i mandatuar për të dueluar për titullin kampion bote, këtë herë të kategorisë WBO. Gjithsesi, kjo e fundit ende nuk ka dhënë një ultimatum, çka lë të mendosh se Joshua do t’i mbrojë titujt fillimisht ndaj bullgarit Pulev e më pas, në rast se fiton, ndaj Usyk.

“Negociatat mes Joshuas dhe Pulevit do të mbyllen më 31 janar. Ky është afati i vendosur. Ne dëshirojmë që palët të gjejnë një zgjidhje, në të kundërt do të vendosim ne për këtë sfidë, duke marrë masa”, thanë drejtuesit e IBF-së. Ndërsa Usyk pritet të duelojë më 28 mars ndaj Dereck Chisora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitari i Kosovës, Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e…