Ibishi: OMTAS është i ngjashëm me Javelin-in, dallimet janë vetëm teknike

07 janar 2026 | 18:31

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi ka folur në FIVE lidhur me pajisjen e Forcat e Sigurisë së Kosovës(FSK) me sistemin raketor turk antitank OMTAS, duke theksuar se ky sistem ka shumë ngjashmëri me FGM-148 Javelin.

Sipas Ibishit, bëhet fjalë për armë anti-blind të gjeneratës së fundit, ku dallimet kryesore lidhen me origjinën dhe disa elemente teknike, por jo me parimin e funksionimit.

“Këto armë anti-blind janë të gjeneratës së fundit, prodhuesi ndoshta ndryshon për shkak të origjinës dhe disa çështjeve teknike më tepër, përndryshe principi është i njëjtë. Edhe Turqia është një prodhues i madh i armatimit të gjeneratës së fundit, si me dronë edhe me të tjera, por edhe të sistemit anti-blind sikurse që është OMTAS. Ka shumë ngjashmëri me Javelin-in, përafërsisht në principe të njëjta vepron, ndërsa dallon në peshë, në sistemin e udhëheqjes dhe në disa detaje shumë të vogla”, ka thënë ai.

Ibishi ka shtuar se blerja e këtij sistemi nuk nënkupton ndryshim strategjik në orientimin ushtarak të Kosovës, por lidhet kryesisht me procedurat e furnizimit.

“Procedurat janë më të ndërlikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty është një procedurë pak më e gjatë, e dimë kur e kemi porositur Javelin-in dhe kur është marrë vesh në Departamentin e Shtetit dhe në nivele të tjera ushtarake. Turqia menjëherë është deklaruar për çështje të pajisjeve të armatimit dhe kjo e ka shqetësuar edhe Serbinë, se kjo porosi e menjëhershme ka ardhur më herët. Kemi privilegjin që shteti i dytë menjëherë pas Turqisë ta demonstrojmë këtë apo të shihet në një stërvitje të nivelit të tillë sikurse që ishte Defender Europe”, ka deklaruar Ibishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga lumenjtë që i përkasin pellgut të Drinit të…