Ibishin e pyesin në Speciale për një fotografi me Adelina Ismajlin

13 prill 2022 | 00:15

Nuredin Ibishi i njohur si komandant ‘Leka’ e ka vazhduar sot dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

“Unë, zëvendësi, Korabi dhe kjo është një këngëtare e njohur e Kosovës, Adelina Ismajli. Zëvendësi im i brigadës është Arif Muqolli. Tjetri është Parduzi. Kjo fotografi është bërë sa kam qenë komandant i brigadave. Kjo ka mundur të ndodh nëse nuk gaboj në nëntor ndoshta të vitit 1998”, tha Ibishi.

Ai tutje tregoi se këto fotografi janë vjedhur nga forcat paramilitare serbe në banesën e këngëtares, e që janë postuar mandej në mediat serbe.

Ai po ashtu e pyeti Prokurorinë se nga e kanë siguruar këtë fotografi duke thënë se kjo fotografi e ka burimin nga autoritetet serbe.

“Adelinës i janë vjedhur nga banesa e saj nga paramilitarët serbë këto fotografi dhe janë botuar gjithandej në tabloidet e Serbisë. Nuk e di nga e keni marrë ju këtë fotografi. Kjo është njëra prej asaj që ju kanë vjedhë në shtëpi, dhe i kanë filluar të publikohen. Me siguri burimin kjo foto e ka nga autoritetet serbe”, tha ai,.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje…