Ibo Cöl emërohet kryetrajneri i ri i FC Kosova Düsseldorf

20 dhjetor 2025 | 15:23

FC Kosova Düsseldorf ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Ibo Cöl në krye të shtabit teknik të skuadrës.

Trajneri Cöl është një emër i njohur në futbollin gjerman, veçanërisht në Bezirksliga dhe Landesliga, me një përvojë të pasur në drejtimin e disa klubeve në Nordrhein-Westfalen. Ai njihet për profesionalizmin, disiplinën dhe aftësinë e tij për të ndërtuar ekipe konkurruese, të organizuara dhe të etura për fitore.

Me ardhjen e tij, FC Kosova Düsseldorf forcon edhe më shumë vizionin dhe ambicien për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm, konkurrues dhe dinjitoz, që do ta përfaqësojë klubin me krenari në çdo sfidë.

Mirë se erdhe në familjen tonë, trajner Ibo Cöl!
FC Kosova Düsseldorf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzon Krasniqi shpall te pavlefshem çertifikaten e leshuar nga SBASHK…