
Ibra dëshiron të luajë me Suedinë
09 shkurt 2021
| 17:58
Nuk luan me Suedinë që në vitin 2016 kur humbte minimalisht ndaj Belgjikës, por mund të rikthehet në një moment shumë kulminant, Evropianin e vërës së ardhshme.
Mediat italiane janë të bindura për këtë. Zlatan Ibrahimoviqi pritet të vendosë t’i bashkohet kombëtares në verë, pavarësisht se më parë duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Andersson.
Ky i fundit në të shkuarën është shprehur qartë se nëse Ibrahimoviqi e shpreh qartë dëshirën për t’u rikthyer, ai është gati ta mirëpresë në ekipin verdheblu.